BEFAS: Qendra për Sqarime Profesionale
Gjendja juaj momentale:
Ju vuani nga pasojat e nje fatkeqësie ose të një sëmurjeje.
Qëllimi ynë i përbashkët:
Ne duam të gjejmë se cilat mundësi profesionaIe janë akoma të hapura
(të mundshme) për juve dhe t'ju ndihmojmë gjatë zgjedhjes (së profesionit).
Personat gjatë sqarimit:
Këshilltaret/et e profesioneve, të cilët gjatë bisedës me ju dhe testimit gjejnë prirjet dhe aftësitë tuaja profesionale.
Mjekët të cilët vlerësojnë gjendjen tuaj psiqike dhe trupore nën ngarkesën normale të punës.
Sqaruesit e punës dhe profesioneve të cilët verifikojnë aftësitë tu aja të punës dhe shkathtësinë tuaj zejtare praktike në punëtori (punishte).
Raporti i përfunduar:
Ai tregon mundësitë e reja profesionale dhe jep një vleresim të përgjithshëm të ekipit (kuadrove) të BEFAS-Qendrës për Sqarime Profesionale mbi shkallën e aftësive tuaja te sërishme për punësim.
Ne ju dëshirojmë një qëndrim pozitiv në Qendrën për Sqarime Profesionale dhe gëzohemi për një bashkëpunim me ju.